01:10 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës

17:35 | 19/02/2025
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në njoftimin e Apelit u tha se përveç vërtetimit të dënimit të Krivaqës, që u gjet fajtor për veprën “vrasje e rëndë”, është vërtetuar edhe dënimi me 15 vjet burgim ndaj Arbër Sejdiut, i dënuar për veprën “ndihmë në kryerje të vrasjes së rëndë”.

Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e Krivaqës në qytetin e Ferizajt.

Krivaqa dhe Sejdiu fillimisht ishin dënuar për vrasjen e Osmanit në gusht të vitit 2023. Por, Apeli, pasi kishte pranuar disa ankesa të mbrojtjes, e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Më 26 shtator 2024, shkalla e parë e gjyqësorit shqiptoi dënimet ndaj dy të akuzuarve. Për këtë aktgjykim në Apel kishin dërguar ankesa Prokuroria Themelore e Ferizajt, përfaqësuesit e të dëmtuarve dhe mbrojtësve të akuzuarve, por Apeli tha më 19 shkurt 2025 se ato ishin të pabaza.

Apeli tha se nuk gjeti shkelje të dispozitave të procedurës penale, në mënyrë që të anulohet aktgjykimi. Po ashtu, në njoftim u tha se janë analizuar të gjitha provat e përdorura në gjykim dhe Apeli i ka vlerësuar si “të drejta, objektive dhe të ligjshme”.

“Sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, për shkak se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit D.K. dhe A.S., kanë kryer veprat penale të lartcekura, për të cilat janë shpallur fajtorë”, u tha në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Po ashtu, Apeli tha se nuk ka gjetur shkelje të ligjit sa i përket lartësisë së dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Krivaqa, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Sipas aktakuzës, një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë vrarë të ndjerën në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa e Sejdiu, e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Ata po ashtu ishin akuzuar për kryerjen e veprës së dhunimit, por u shpallën të pafajshëm për shkak të mungesës së provave.rel

Pas

Putin thotë se i vlerëson “lart” bisedimet SHBA-Rusi

Para

Incidenti elektoral: Avokati Goxhaj përplaset me Policinë Bashkiake kur po mblidhte firmat për partinë

Para

Incidenti elektoral: Avokati Goxhaj përplaset me Policinë Bashkiake kur po mblidhte firmat për partinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.