Sali Berisha ka komentuar takimin në Sheshin Skënderbej, që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot pasdite (20 shkurt) me administratën e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Berisha: Problemi është i yni sepse ne kemi kukullën e Xhorxh Soros dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend se të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.
Sot thërret antimiting, thërret Bashkinë në antimiting, në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Ua them unë ju, në atë kohë ia ka mbathur me autoblinda. Ka përfunduar në tunelet e Zall Herrit. E tani mbledh punonjës patronazhistët e administratës. Do ju regjistroj emer per emer. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim, krim elektoral dhe shtetërore, sepse ai ju thërret ju vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogë. Imagjinoni ju, mendon se në këtë mënyrë do ta kapërcejë, por tani ai është damkosur.