Sekretariati për të Drejtat e Njeriut, Grupimi “Dhjetor 90”, Departamenti i të Përndjekurve Politikë dhe FRPD, së bashku me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha organizuan: “20 SHKURT ’91, KUJTESË PËR VEPRIM”,.
Ne fjalen e tij Berisha tha se një javë më parë, Rama rrethonte gjykatësit për t’i marrë peng, sot organizon miting për të mbrojtur vjedhjen
Shumicës prej jush këtu u takoi misioni të përballen me dy diktatura. 34 vite më parë me diktaturën komuniste. Sot, pas 34 vitesh me një diktaturë tjetër. Diktaturë krimi, droge, vjedhje e shqiptarëve. Shikoni çfarë ndodh.
Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?
Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël.
Çfarë ishte mitingu i sotëm?
Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta.