06:22 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025”, Manastirliu: Me Ligjin e ri të Sportit, më shumë mbështetje për personat me aftësi speciale

14:54 | 21/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025”, Manastirliu: Me Ligjin e ri të Sportit, më shumë mbështetje për personat me aftësi speciale

Për herë ta parë Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, që do të mbahen në Torino nga data 7 deri më 16 mars 2025 më 6 sportistë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se pjesëmarrja e sportistëve tanë në këtë aktivitet ndërkombëtar është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të përbashkëta për të promovuar gjithëpërfshirjen në sport dhe për të ndërtuar një sistem që u jep mundësi të gjithë sportistëve, pa dallim.

“Sporti nuk njeh kufizime dhe çdo njeri, pavarësisht sfidave, mund të arrijë majat përmes përkushtimit dhe pasionit. Kjo duket qartazi nga 6 sportistët tanë, 3 vajza dhe 3 djem, që do të garojnë në tre disiplina. Ata janë një shembull frymëzues dhe dua t’i falënderoj për përkushtimin e tyre. Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për trajnerët, federatën e skive për mbështetjen e tyre të pakursyer, si dhe për prindërit dhe partnerët financiarë që kanë bërë të mundur këtë rrugëtim.”

Ministrja Manastirliu theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në sport dhe angazhimin e qeverisë për të krijuar struktura të qëndrueshme për ta:

“Jam vërtet krenare që, me punën e përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe me bashkëpunimin fantastik me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe të gjitha federatat olimpike dhe jo olimpike, kemi arritur në një moment të rëndësishëm, miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të projektligjit për ndryshimet në Ligjin e Sportit. Ky projektligj është tashmë i miratuar nga qeveria shqiptare dhe do të mundësojë krijimin e Komitetit Paralimpik Shqiptar dhe të Lëvizjes Olimpike Speciale. Këto struktura do të institucionalizohen, duke garantuar jo vetëm qëndrueshmëri, por mbi të gjitha një mbështetje më të madhe për personat me aftësi speciale përmes sportit”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Etiketa: Ogerta Manastirliu
Pas

Inagurimi i Pediatrisë në QSUT, Rama: Po diskutojmë hapjen e një laboratori rajonal të AI, pjesë e instilacionit të SHIBA-s

Para

Arrestimi i Safet Bajrit, avokati: Krimi i organizuar goditet ne flagrancë, puna e SPAK lë për të dëshiruar

Para
Arrestimi i Safet Bajrit, avokati: Krimi i organizuar goditet ne flagrancë, puna e SPAK lë për të dëshiruar

Arrestimi i Safet Bajrit, avokati: Krimi i organizuar goditet ne flagrancë, puna e SPAK lë për të dëshiruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.