Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka bërë një përmbledhje të punës së GJK-së. Ajo tha se mesatarja e shqyrtimit të një çështjeje ka qenë 8 muaj.
Zaçaj vlerësoi se 2024 ishte një vit dinamik për Gjykatën Kushtetuese. Ajo shtoi se Kushtetuesja dha 42 vendime unanime përgjatë vitit që lamë pas.
Zaçaj më tej foli për mediat pas pyetjeve lidhur me mundësinë e përgjimit të gjyqtarëve të Kushtetueses nga SPAK. Ajo theksoi se Gjykata nuk ka marrë asnjë informacion për një përgjim të tillë dhe se, pas informacioneve të shpërndara nga mediat, trupa vendimmarrëse ka kërkuar sqarime nga kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani.
Zaçaj shtoi se një shkresë është dorëzuar për këtë kërkesë dhe se nuk ka pasur asnjë njoftim për ndërhyrje të posaçme në çështje hetimore nga ana e SPAK-ut.
“Gjykata nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me një përgjim të mundshëm ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses.
Pasi u informuam për këto lajme, trupa vendosi t’i drejtohet kreut të SPAK Altin Dumani me kërkesë për informacion për hetim apo kallëzim ndaj ndonjë gjyqtari përsa kohë veprimet e referuara i referohen me vendimmarrje konkrete gjykatës ku vetë SPAK është palë.