Rama: Ky është vullnet i PS. Jemi përballë një fakti të thjesht. Dua që ata që insistojnë në mënyrë qesharake që këtu janë të gjithë për burg, këtu rroftë SPAK…SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti i PS.
SPAK e solli amerikan, punët e SPAK i bën Amerika, Amerika do i fusë në burg, tani amerikan nuk është më. Amerika i kishte njerëzit e vetë që asistonin SPAK, hynin e dilnin në mëngjes e pasdite tek stacioni i Trenit, nuk janë më. I ka tërhequr Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona, keni dëgjuar ndonjë fjalë të ambasadës amerikane.
Ju e dini që këneta është e përbetuar përmes gojës së bufit të vet që do ta shkrijë SPAK. Nëse do të isha dhe unë i interesuar për këtë, i shqetësuar sic përpiqen të më pikturojnë disa që janë pjesë e problemi dhe nuk kanë lidhje me zgjidhjen, kjo do të ishte më thjeshta fare. Një fishkëllimi bufit dhe e di si vinte bufi apo jo?! Ai buf bufi me një fishkëllimë se e sillte tmerri që ka nga drejtësia, nga SPAK, me tmerrin që ka me të kaluarën që nuk e ndryshon dot dhe e persekuton çdo ditë. Do të shikoni që nuk do hapte gojë Amerika sepse kanë ndryshuar qasje për momentin. Kjo është punë e saj, punë e një superfuqie. SPAK është aty, do jetë aty me mbështetjen e fuqisë së PS. Ne jemi vullneti i popullit shqiptar, populli shqiptar kërkon që SPAK të jetë aty, të fuqizojë veten.
Sot kemi prova të pavarësisë së SPAK. Pavarësia nuk mjafton. Duhet profesionalizëm dhe integritet.