Negociatat mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj po i afrohen fundit.
Vangjel Dule shpjegoi se partia e tij ka disa zona me mbështetje potenciale për zgjedhjet, por nuk ka konfirmuar ende nëse janë mbyllur marrëveshjet.
Po ashtu, Fatmir Mediu, pas daljes nga SPAK, deklaroi se po diskutohet për mënyrat se si aleatët mund të ndihmojnë PD-në në fitimin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Agron Duka njoftoi se PAA do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 11 majit, me një deputet të sigurt në listën e Durrësit dhe 10 kandidatë të tjerë në qarqe të ndryshme. Po ashtu, pritet të shihet se si do të shkojnë negociatat me PDIU-në për pjesëmarrjen e mundshme në koalicionin e PD-së.