21:05 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, që nuk është parë që nga viti 1991

13:12 | 26/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, që nuk është parë që nga viti 1991

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ka theksuar se, falë angazhimit të drejtuesve të PD dhe strukturave të saj, është arritur të krijohet një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi në partitë e opozitës, që nuk është parë që nga viti 1991. Ai theksoi se kjo frymë është shumë e rëndësishme për fitoren e PD në zgjedhjet e 11 majit.Berisha ka ngritur shqetësime për ngjashmëritë midis situatës aktuale dhe asaj të vitit 1991, duke përmendur kërcënimin e lirisë dhe agresionin ndaj opozitës, si dhe varfërinë ekstreme që ka prekur popullatën. Ai vlerësoi se Shqipëria ka humbur mundësinë për të pasur rritje rrogash dhe përmirësim të kushteve ekonomike, duke e lënë këtë barrë mbi emigrantët dhe diasporën.

Fjala e Berishës:

Përshëndetje të përzemërta, falënderime dhe mirënjohje për të gjithë angazhimin tuaj.

Për të gjithë angazhimin e drejtuesve qëndrorë dhe lokalë të PD në takime intensive, të frytshme me emigracionin dhe diasporën në Europë dhe në botë.

Si dhe për punën që po bëhet me strukturat e PD në të gjitha qarqet e vendit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Mendoj se puna që keni bërë dhe po bëni është shumë e vlefshme, shumë e rëndësishme për fitoren e PD.

Është arritur të krijohet një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, e cila nuk është parë ndonjëherë që nga viti 1991.

Disa kohë më parë, duke bërë analizën e disa elementëve, unë krijova bindjen se ka disa ngjashmëri, sado që Shqipëria e vitit 2025 me Shqipërinë e vitit 1991 është vite drite larg, përsëri ka ngjashmëri të dhimbshme midis asaj periudhe dhe kësaj periudhe.

Ngjashmëritë janë thjesht, së pari ka kërcënim të lirisë.

Ka një agresion ndaj opozitës, arrestime, burgosje, marrje mandatesh. Këto nuk ishin në vitin 1991. Nuk na burgosnin drejtuesit kryesorë, pavarësisht se i kishin të gjitha mundësitë, por këtë nuk e bënë.

Kurse Edi Rama në traditën e diktaturës së etërve të tij, nuk ndalet para asgjëje.

Po kështu marrja e mandateve, burgosja e deputetit.

Pra, të gjitha këto kanë zgjuar në mendjen e njerëzve të shkuarën e hidhur të atyre që e kanë përjetuar.

Tek të tjerët, jetojnë në vende të lira dhe e shohin që nuk ka…

Imagjinoni emigrantët në Itali, sikur të shihnin tre liderët e opozitës, dy në arrest, tjetri në ndjekje penale.

Apo në Gjermani apo në vendet e tjera.

Kështu që kjo ngjashmëri…

Dhe së dyti, varfëria ekstreme. Shumë herë më e madhe se ç’ishte, çka përbën një barrë edhe shpirtërore, edhe materiale, edhe ekonomike për të gjithë emigracionin dhe diasporën tonë.

Në qoftë se Shqipëria nga viti 2013 deri në vitin 2025 do kishte ndjekur trendin e rritjes së rrogave, sot pensionisti nuk do merrte në Mal të Zi 450 euro, do merrte në Shqipëri 450 euro.

Sot rroga minimale në Shqipëri nuk do ishte 400 euro, por do ishte sa ç’është në Rumani, 800 euro.

Pra, mirëpo kjo është një barrë, sepse këta njerëz detyrohen të çojnë njerëzve të tyre në shtëpi për të blerë kafshatën, për të blerë ilaçet.

Pra, janë këto dy faktorë, mendoj unë, që kemi konstatuar këtë frymë të fuqishme vullneti për ndryshim në Shqipëri.

Pas

Rama inspektim në punimet te sheshi “Avni Rustemi”: Parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge!

Para

“Dosja ‘McGonigal-Edi Rama’, aktuale në mediat ndërkombëtare”, Berisha: Zotohem! Pas 11 majit Edi do të ekstradohet në SHBA që të rigjykohet

Para
Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, që nuk është parë që nga viti 1991

“Dosja ‘McGonigal-Edi Rama’, aktuale në mediat ndërkombëtare”, Berisha: Zotohem! Pas 11 majit Edi do të ekstradohet në SHBA që të rigjykohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

Rusia dhe Ukraina godasin njëra-tjetrën me dronë, Zelensky: Sulmi, “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm

Makina merr para këmbësorët në Izrael, 8 të plagosur, policia në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja

Rama publikon pamjet: Te Fresku rikthehet ajri për komunitetin

Lufta në Azi! Tajlanda: Kamboxhia ka vrarë 12 persona!

Klauzolë për skuadra speciale, Sesko ikën nga Leipzig me një shifër më të ulët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.