12:57 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha-deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me regjistrimet e diasporës! Programi ynë është Kushtetuta jonë

13:06 | 26/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, që nuk është parë që nga viti 1991

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së të përqendrohen në regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të emigrantëve për të votuar. Ai theksoi se programi i PD-së është “Kushtetuta jonë” dhe se është i fokusuar te qytetarët, me prioritete për përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e pagave dhe eliminimin e varfërisë ekstreme.

Berisha kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e zhvillimeve infrastrukturore dhe për shpërdorimin e fondeve publike, duke akuzuar se shumë projekte të rëndësishme janë realizuar me kredi ndërkombëtare, dhe jo me buxhetin e shtetit.

Kreu i PD Sali Berisha: Unë, megjithëse thashë keni bërë punë të jashtëzakonshme, u bëj thirrje këto ditë, të lëmë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohemi regjistrimeve, numrit më të madh të mundshëm të emigrantëve tanë për të votuar.

Tani, ky është një zhvillim shumë pozitiv, kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte më të vështira, përballojnë të gjitha pasojat e narkoregjimit, po përsëri është mesazh shprese, mesazh besimi se do çlirohemi dhe është gjë shumë pozitive.

Programi, përsëri unë theksoj, programi ynë duhet të jetë libri ynë, Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, në kuptimin e komunikimit me ta. Ne, mbi të gjitha do paraqesim programin.

Kemi këtu 3 libra, një libër është për arritjet e PD-së. Ne, pse e përdorim këtë libër? Jo për glorifikim, por thjesht si një bazë që na lejon ne të shohim tek Shqipëria Madhështore. Se kur thua Shqipëria Madhështore, tingëllon joreale. Se më tha një gazetar, ku e kishe madhështoren në vitet 2005-2013.

Po, i thashë unë, se dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk ka më madhështore. Kjo quhet quantum leap. Ishim me atë infrastrukturë, e përmbysëm. U anëtarësuam në NATO, bëmë vizat.

Pra, thjesht për të argumentuar pse na shërben ne ky libri i punëve të mira. Na shërben thjesht për vizionin tonë për të ardhmen. Libri i dytë, libri kryesor, programi ynë. Ky program ka gjithnjë qytetarin, askush nuk mund të thotë se ku gjenden paratë. Të gjitha paratë janë. Po si do i shpërndash? Në qoftë se ne ndjejmë detyrim ndaj qytetarëve, sigurisht një pjesë të tyre do i kthejmë në rroga dhe pensione. Kjo është e thjeshtë.

Prandaj do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro nuk do ketë më varfëri ekstreme. Të gjithë e zhdukin në këtë mënyrë varfërinë ekstreme. Caktojnë një shumë dhe ajo shumë është gjithnjë më e madhe se e varfërisë ekstreme. Të biem pak në paqe.

Kjo është vetëm fillimi. Rrogat minimale rriten me 20 përqind, janë 400, bëhen 500. Kjo është gjithnjë tre muajt e parë. Karta e konsumatorit. Po, nuk mund të taksohen njëlloj në ushqime ky që merr 200 euro me ty që merr 1 mijë euro. Ky do ketë kartën e konsumatorit, të paktën ato ushqime do i marrë pa taksa. Do i kthehen taksat. Energjia për biznesin. Si mund të paguajë biznesi 24 lekë për energji? Jo, do paguajë 6 lekë dhe absolutisht e përballueshme 100 përqind.

Këta vjedhin.

A e dini ju se këta sot pas 11 vitesh kanë të ndërtuar përveç tunelit të Llogarasë, absolutisht asnjë rrugë me buxhet të tyre.

Ura e Limuthit-Thumanë është ndërtuar me fondet e privatit. Është me kredi të privatit.

Bajpasi i Vlorës me kredi të dhënë nga Komisioni Europian në kohën e PD.

Bajpasi i Fierit me kredi dhe ka qenë i ndërtuar deri në gjysmë.

Ku i çuan këta? Rrasa guri në sheshe.

Po sa janë ato? Janë 57 miliardë euro pasi zbret rrogat. Me 57 miliardë euro ndërton gjëra fantastike, përrallore.

Ku janë? I kanë zhdukur. Prandaj bëhen mbledhjet. A i patë mbledhjet sot?

Pas

Elisa Spiropali, priti Komisionin për Harmonizimin me BE-në në Asamblenë Kombëtare të Turqisë, detaje nga takimi

Para

Rama inspektim në punimet te sheshi “Avni Rustemi”: Parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge!

Para
Rama inspektim në punimet te sheshi “Avni Rustemi”: Parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge!

Rama inspektim në punimet te sheshi “Avni Rustemi”: Parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, dyshohet një i vdekur

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pogradec në 106 qendra votimi

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

Vrau Reshit Sallahun, Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim në drejtësinë shqiptare!

Bota “mban frymën” rikthehet “El Classico” Barça-Real, të dielën luhet akti i 4-ët sezonal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.