12:01 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçarja e huaj u gjet e vrarë në një banesë me qira, në kërkim burri i saj 49 vjeç

18:12 | 27/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë, 24-vjeçarja e huaj u gjet e vrarë në një banesë me qira, në kërkim burri i saj 49 vjeç

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së së 24-vjeçares, të gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.

Ai është Fadi Alwan, ndërsa viktima është identifikur Rayyan Alwan bashkëshorti i saj.

Të dy ishin shtetas palestinezë.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, si dhe analizimit të provave, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares, shtetasin Fadi Alwan, 49 vjeç.

Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Rayyan Alwan, 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. A., 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pas

Skandali i mandarinave me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg 3 të arrestuarit

Para

2 deputetë italianë nuk u lejuan të vizitojnë Veliajn: Paraburgimi pa gjyq, problem serioz, Shqipëria të mos kalojë në situatë të errët

Para
2 deputetë italianë nuk u lejuan të vizitojnë Veliajn: Paraburgimi pa gjyq, problem serioz, Shqipëria të mos kalojë në situatë të errët

2 deputetë italianë nuk u lejuan të vizitojnë Veliajn: Paraburgimi pa gjyq, problem serioz, Shqipëria të mos kalojë në situatë të errët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës,prezantohen nënkryetarët e rinj

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet 22-vjeçari në Himarë

Fluturimi nga SHBA për në Holandë devijohet pas turbulencave të forta, 25 të lënduar

Kanadaja do njohë shtetin palestinez në shtator, Trump: Do jetë e vështirë të arrijmë një marrëveshje tregtare pas këtij vendimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.