Edi Rama: Do të krijojë mundësin për të gjithë të rinjtë e këtij vendi për të pasur një punë të mirëpaguar në Tiranë. Pagat nuk bëjnë dallim, përkundrazi nuk është çështja sa do të paguhet forca e punës, por sa cilësore është forca e punës.
Ky është lajm i mirë për të rinjtë që janë investuar në dije në fushën e teknologjisë.
Jetojmë në një kohë kapërcimi epokal në Shqipëri, por për ne Shqipërinë është bekim të shfrytëzojmë teknologjinë digjitale për të fituar kohën e pafundme që kemi humbur dhe për të ngushtuar hendekun me vendet e zhvilluara.
Falë teknologjisë kemi një instrument të krijuar vetë në bashkëpunim me Microsoft për të bërë një përshpejtim të procesit të negociatave duke transferuar në një kohë reale të gjithë trupin e ligjeve të BE që duhet të adaptohen në legjislacionin tonë, Jo vetëm kemi garantuar që kohën fizike të nevojshme që për Kroacinë, që është një nga shembujt më të shkëlqyer të procesit të integrimit ishte 7 vite, ta reduktojnë brenda kornizës për të mbyllur negociatat në 2025, por përmes këtij instrumenti të kemi një sërë elementësh në dispozicion
Është moment historik për Shqipërinë sepse është hapur një dritare e një mundësie që nuk vjen dy herë për tu bërë pjesë e BE duke shfrytëzuar një hapësirë kohore të shkurtër. Shpejtësia e procesit që po përparojmë në këtë kornizë është më e larta ndonjëherë krahasuar me të gjithë vendet, jo sepse ne po bëjmë shumë mirë detyrën tonë, por sepse BE është shumë i interesuar për shpejtësia.
Është moment historik i përputhjes së rrethanave tona të brendshme me ato të BE, Janë po aq të dëshiruar sa ne Shqipëria të bëhet pjesë e BE. kemi detyrim që të mos humbin këtë mundësi, të mos humbnim asnjë ditë sepse nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim epokal në këtë hapësirë kohore, dritarja mund të mbyllet, shumë e thjeshtë dhe historia fillon nga e para, ku nuk ishte kjo përputhje e interesave dhe ku pavarësisht se bënim detyrën tonë dilte një vend dhe thoshte “Jo”. Shqipëria bllokohej nga një veto, ky është momenti kur pritshmëria jonë shekullore mund të bëhet realitet.
Por duhet të jemi fokusuar dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë, jo më muaj dhe pastaj vite të tjera. Të gjitha këto procese, edhe kjo marrëveshje janë pjesë e kësaj përpjekje.