Detaje të reja janë zbuluar nga tritoli i cili u vendos noterisë së Fran Gjonit në Lezhë. Burime bëjnë me dije se janë të përfshirë dy autorë, të cilët kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga makina.Gjithashtu raportohet se ishin maskuar ku shfaqeshin si persona të maskuar.
Nga pamjet e sigurisë shihen dy persona ku njëri prej tyre ka qenë në rolin e shoferit ndërsa tjetri ka kryer hedhjen e tritolit tek shkallët para noterisë.
Autorët e dyshuar kanë udhëtuar me një automjet tip BMW të aksidentuar shumë kohë e pa përdorur dhe në këtë situatë u përdor me targa të vjedhura. Po ashtu dyshohet se ata kanë dalë jashtë Lezhës.