Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “politika e jashtme” e Uashingtonit dhe Moskës është gjerësisht në linjë tani që Donald Trumpi është në detyrë.
“Administrata e re e SHBA-së po ndryshon me shpejtësi të gjitha konfigurimet e politikës së jashtme. Kjo kryesisht përkon me vizionin tonë”, ka deklaruar Peskov, sipas një postimi të gazetarit të televizionit shtetëror, Pavel Zarubin të dielën në kanalin Telegram.
Komentet e Kremlinit vijnë pasi Trump ka fajësuar Kievin për pushtimin në shkallë të plotë të Moskës, duke pretenduar se Ukraina mund të kishte “bërë një marrëveshje” për të shmangur luftën, dhe pasi SHBA-ja javën e kaluar votoi pro një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën që nuk e paraqiste Rusinë si agresore.
Trump, i cili e ka quajtur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës, një “diktator”, ka nisur javë më parë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë, duke lënë mënjanë Ukrainën. Kjo ka alarmuar aleatët e saj evropianë.