Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar turizmin shqiptar.
Ai ka ndarë në rrjetet sociale një video ku dëgjohet të flasë në disa gjuhë të botës, por më vonë ka sqaruar se ka qenë një “magji” e lnteligjencës Artificiale ajo që e ka bërë të duket sikur i zotëron vërtetë këto gjuhë.
Rama u ka bërë thirrje turistëve të vizitojnë vendin tonë dhe të zbulojnë Shqipërinë” përtej pritshmërive”.