20:28 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria ‘Vendi i Nderit’ në Panairin e Turizmit në Berlin, Rama: Jemi vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik

11:23 | 03/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria ‘Vendi i Nderit’ në Panairin e Turizmit në Berlin, Rama: Jemi vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik

Shqipëria ka “Vendin e Nderit” në Panairin e Turizmit që mbahet në Berlin. Kryeministri Edi Rama, në konferencën për nisjen e këtij eventi, u ndal tek rritja që ka pasur Shqipëria në turizëm, duke thënë se jemi vendi me rritjen më të madhe si destinacion turistik. Ndalur në shifra, kreu i qeverisë kujtoi në konferencë 11 mln vizitorët e huaj që erdhën në Shqipëri në vitin që lamë pas.

“ 11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës”, tha Rama.

Duke theksuar se Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe si destinacion turistik në botë, kryeministri tha se ka pasur edhe rritje të turistëve gjermanë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

“Bazuar në Kartën e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, deri më tani Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë. Shohim më në fund edhe turistë gjermanë që po vijnë. Ca vjet më parë dikush më tha se dita kur turistët gjermanë do vijnë në Shqipëri do jetë progres i pakthyeshëm. I thashë, po si është e mundur? Më tha sepse turistët gjermanë janë ata më kokëfortët së pari që të kuptojnë se ku shkojnë, por pastaj në momentin që vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e fortë e ndryshimit.  Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së ardhjes së turistëve gjermanë, rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Sigurisht që ne jemi mjaft ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë“, tha Rama.

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më i larmishëm se Zvicra.

Etiketa: ramaturizmi
Pas

Sali Berisha konfirmon marrëveshjen me Ilir Metën: Do të jetë deputet i Kuvendit në listat e mbyllura të PD

Para

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër! Celibashi: Deri më 9 mars, nuk shkojmë përtej kësaj date

Para
Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër! Celibashi: Deri më 9 mars, nuk shkojmë përtej kësaj date

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër! Celibashi: Deri më 9 mars, nuk shkojmë përtej kësaj date

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

“Një çati për aspiratat e Ballkanit”, Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së takim me ambasadorët e PSEE: E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton rezultatin përfundimtar, PD ankimon për Kukësin

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.