Sali Berisha: Made in Albania, do të jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve, etiketa e prodhimit në Shqipëri do të përbëjë moton e betejës së krenarisë së shqiptarëve. Duke vendosur në epiqendër të programit tonë ekonominë, ne rikthehemi me fuqinë më të madhe për të vendosur në piedestal Shqipërinë që prodhon.
Ata që dëgjojnë me skepticizëm këto fjalë, i kujtoj punën e bërë nga PD. Atyre që thonë se Made in Albania do të jetë krenaria kombëtare, u kujtojmë se jemi ne që rritëm me 320 përqind eksportet.
Shqipëria e taksave të ulëta, faktor që shndërron Made in Albania në moton e begatimit të shqiptarëve.