Kryetari i Partisë Shpresa Demokratë, profesor Pëllumb Pilinçi i ftuar në studio në FaxNews ka denoncuar politiken e keqe që po zhvillohen në vendin tonë e cila e ka zhytur vendin në një situatë kaotike.
Pilinçi u shpreh se kjo klasë politike do të arrestohet e gjitha, “këta do të arrestohen që të gjithë, nga Partia Demokratike këto ditë do të arrestohen mbi 27 persona, Do te arrestohen njerëzit kryesore që rrinë rreth kryetarit të PD Sali Berisha. Mund të them edhe emra, si Fatmir Mediu, Flamur Noka, Ndoka, Shehu do të arrestohen shumë”.
Sipas tij do të ketë arrestime edhe nga kampi i majtë. Arrestime të cilat do të shkojnë deri tek kryeministri Rama.
Duke u ndalur tek arrestimi i kryebashkiakut Erion veliaj, për të cilin ai tha se e kisha paralajmëruar, Pilinçi u shpreh se “kryetari i bashkise se Tiranes, diten qe u arrestua ka treguar shume emra, ne i dimimë por është më mirë kur i thotë vetë. Ka nxjerrë zëvendës kryeministren Ballukun, ka nxjerrë kryetaren e 0parlamentit Spiropalin, ish ministren Xhaçka dhe shumë emra të tjerë”.
Pilinçi tha se do të jenë mbi 1800 persona që do të arrestohen, “do të arrestohen mbi 1800 zyrtarë, politikanë, mbi 85 janë gazetarë dhe analistë, se kanë dëmtuar kombin shqiptarë dhe kanë mashtruar SHBA”.