Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane ‘Konrad Adenauer’, ka shpalosur Programin e Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e ‘Energjisë dhe burimeve natyrore’,
Berisha tha se ka 6 semestra që prodhimi në këtë vend, bie nga semestri në semestër. Vetëm nga viti 2023 në vitin 2024 eksportet kanë rënë me 32 %.
Vetëm kursi i këmbimit, narkoeuro, nuk është kurs këmbimi, është euro e helmuar nga kokaina e trafikantëve. Vetëm ajo rrëzon përdhe eksportet e vendit, i godet ato me 38%.
Pra, Shqipëria për PD-në dhe koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’, vetëm një Shqipëri Madhështore do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara.
Por a jemi ne realistë në këtë? Jemi shumë realistë, sepse po të kthehemi pak vite mbrapa, me moton ‘Shqipëria superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme’ u licencuan me një praktikë më transparente që ekzistonte, u firmosën kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentrale. Në total një investim prej 5 miliardë euro.
Por përveç kësaj, Shqipëria ka potenciale të mëdha diellore. Koha ndaloi, dhe më keq se ndaloi në 12 vite për energjinë. Kanë ndërtuar gjithsej me kontratat e tyre, disa parqe të vogla që shkojnë apo jo, 50-60 megavat në tërësinë e tyre, në një kohë që Shqipëria është një nga vendet më me diell të të gjithë rajonit.
Platforma të erës së këtij vendi, janë të nivelit evropian, nga Shëmria e Kukësit gjer në Tepelenë. A kanë instaluar kund apo jo, 1 turbinë ere.
Koha ka ndaluar dhe ka ecur mbrapa në këto 12 vite.
Anuluan sa erdhën kontratat, dekurajuan bankat të cilat me pasion të veçantë kreditonin HEC-et në Shqipëri, sepse e vërteta është se leverdisshmëria e tyre, ose rikthimi i investimeve arriti në nivelet që ishte për TEC-et dhe bankat kreditonin pa kundërshtira.
I morën që ti vilnin gjithçka.
Po të cilësonin moton e tyre në energji, para së gjithash vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Vjedhjet në energji, garantojë qytetarët shqiptarë se tejkalojnë vjedhjet në çdo sektor tjetër.