Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emigrantët, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Nga fillimi i janarit deri sot u regjistruan 234 mijë zgjedhës nga jashtë vendit, (një proces ky që kryhet për herë të parë), ndërsa 43 mijë të tjerë iu refuzua kërkesa për pasaktësi në dokumenta. Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se votat nga jashtë Shqipërisë do të ndikojnë mbi së paku 19 deri 20 mandate të Kuvendit të ri.
Ekspertë të pavarur dhe me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore pohuan për Zërin e Amerikës se votimi i shqiptarëve nga jashtë shënon arritjen më në fund, e një standarti dhe një të drejte qytetare, për mosplotësimin e të cilës Shqipëria dallohej deri dje nga vendet e tjera.