Edi Rama: Kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim më barbar të gjuhës shqipe kjo është normale. Kënetë e çfarë kënete, sepse bufi i vërtetë është ku e ku me këtë bufin me dy këmbë e dy duar.
E gjetëm Shqipërinë një kënetë. Borxhet në sistem, gjeneratorët nga të katër anët, të shpoheshin hundët nga djegia e motorëve të gjeneratorëve nëpër Tiranë. Dhe kur shoh sot se ku jemi, nuk ka të krahasuar, kemi dalë nga këneta. Oazet që i kishte falur Zoti për merak i kthyen në këneta.