Takim me Deputetin italian, Jacopo Morrone, Kryetar i Komisionit hetimor parlamentar për mafien e plehrave, shoqëruar nga Këshilltari bashkiak, Daniele Mezzacapo dhe një grup sipërmarrësish shqiptaro-italian nga regjioni i Emilia Romanjës. 

Deputeti Morrone na informoi mbi aktivitetin e komisionit të tij dhe rëndësinë e çështjes së mafies së plehrave si në realitetin rajonal italian, ashtu edhe në atë europian. 



E falënderova për vizitën e tij në Shqipëri
dhe e informova për peshën specifike të skandalit të inceneratorëve dhe mbetjeve toksike. Të dy rastet janë të lidhura me aktorë të bazuar në Itali. 


Duke rikujtuar denoncimet e ish Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, theksova se prapa mafies së plehrave në Shqipëri qëndron vetë Kryeministri Rama. I theksova rëndësinë që anti-mafia italiane ka patur në zbardhjen e shumë rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e ftuar mua dhe autoritetet italiane të investohen fuqimisht në hedhjen dritë të këtij abuzimi qindra milionë eurosh. 

Në përmbyllje, risjell në vëmendje se për Partinë Demokratike, koncepti i një Shqipërie madhështore mbështetet në një shtet me taksa të ulëta
, që lufton korrupsionin dhe tërheq investime të huaja, veçanërisht nga Italia, partneri ynë kryesor ekonomik dhe kulturor. 


Rasti i suksesit të delegacionit të sipërmarrësve që e shoqëronin Deputetin Morrone është prova më e fortë e lidhjes së shkëlqyer mes dy vendeve tona, që do të zhvillohet edhe më tej pas 11 majit. 2025-sa do të jetë padiskutim viti i Diasporës Shqiptare!