Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka reaguar pas thirrjevete kryetarit te PD Berisha per protesta per mbylljen e TikTok-ut. Ne nje reagim te tij Rama shprehet se kjo masë ka ardhur pas kërkesave të shumicës së prindërve dhe mësuesve në Këshillimin Kombëtar. Sipas tij, ky vendim nuk ka lidhje me lirinë e fjalës apo zgjedhjet, por me sigurinë e fëmijëve në internet.“95% e prindërve dhe mësuesve na kanë kërkuar që ta mbyllim TikTok-un sa më shpejt. Ne jemi futur në dialog me kompaninë dhe presim që brenda pak muajsh ajo të na paraqesë një plan të qartë për sigurinë e fëmijëve,” u shpreh kryeministri Rama. Ai shtoi se mbyllja është përkohshme dhe se do të zgjasë deri në momentin kur TikTok të ofrojë garanci të plota për mbrojtjen e të miturve.