Edi Rama: Po presim komisioneren e zgjerimit në vizitën e saj të parë me shi. Unë ia sqarova që shiu është bereqet dhe kam bindjen që do jetë ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe disbursimit të fondeve shtesë për Shqipërinë.
Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE.