Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Galicë të Vushtrrisë sot rreth orës 08:00, ku një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur një veturë doli nga rruga. Shoferi 59-vjeçar, H. S., ka ndërruar jetë nga lëndimet, ndërsa pasagjerët janë lënduar dhe janë transportuar për trajtim mjekësor, shkruajnë mediet e Kosovës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Hetimet janë duke vazhduar.