Lefter Maliqi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën dhe sigurinë e tij si deputet në Qarkun e Beratit, duke hyrë në garë me besim të plotë te mbështetja popullore.
“Nuk i trembem sfidave. Çdo betejë dhe fitore e kam marrë me meritë dhe mbështetje të gjerë nga qytetarët, të majtë dhe të djathtë,” — deklaroi Maliqi. Ai theksoi se ka pranuar të jetë pjesë e listave të hapura, duke i besuar votës së lirë të qytetarëve të Beratit.
Sipas Maliqit, zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë historike për opozitën e bashkuar, e cila synon të thyejë hegjemoninë e mazhorancës:
“Jemi të vendosur të marrim 4 mandate për herë të parë, duke mposhtur 3 mandatet e Rilindjes së krimit, skandaleve dhe mashtrimit,” — u shpreh ai.
Maliqi u bëri thirrje banorëve të votojnë me zemër dhe pa imponime, duke e quajtur 11 majin një ditë shprese dhe ndryshimi për Beratin dhe gjithë Shqipërinë.
“Drejt Beratit më optimist se kurrë më parë. Gëzuar Ditën e Verës dhe drejt fitores!” — përfundoi ai mes një mesazhi falënderimi dhe mirënjohjeje për mbështetësit.