Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hedh poshtë të gjitha pretendimet se ka shpërblyer besnikët duke i vendosur në lista të mbyllura për kandidat për zgjedhjet e 11 majit.
Në konferencë me gazetarët, ish kryeministri tha se ata kanë të drejtë të mendojnë ashtu, por nuk është e vërtetë.
Kyredemokrati theksoi se askush nuk është hequr nga listë për shkak të mendimit ndryshe, por sepse tha se “më pëlqen diversiteti”.
“Po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh ndonjëherë në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon por e parapëlqen diversitetin. Asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet, se Sali Berisha nuk mund ta toleronte për mendime ndryshe, nuk ndodh kjo. Ndonjë që mendon se nuk është në listë për këtë arsye, e ka gabim. Mund të mendojnë, por nuk është e vërtetë”, tha Berisha.