Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, u shpreh kundër mënyrës se si po ngrihet Banka Shqiptare e Zhvillimit si shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit.
Sipas tij, angazhimi i shtetit si aksioner në Bankën Shqiptare të Zhvillimit (BShZH), paraqet rreziqe ekonomike për të ardhmen, sikurse ka ndodhur me 3 eksperienca të mëparshme dhe do i rëndojë buxhetit të shtetit apo taksapaguesve shqiptare.
Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, gjatë diskutimit të pr/ligjit “për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, Leskaj u shpreh se, ky fakt evidenton një sërë problemesh për stabilitetin e tregut bankar.
“Së pari, problem mbetet mungesa e mekanizmit për kontrollin e këtij projekti. Së dyti, këto janë projekte të paqëndrueshme ekonomikisht, që nuk sjellin rezultate në këto fusha. Po ashtu, mund të krijojë një borxh të akumuluar që mund të ishte një taksë te shqiptarët për ta paguar. Nga përvoja rezulton se janë oligarkët ata që përfitojnë me bizneset e tjera. Tjera është krijimi i një krize ekonomike si pasojë e kësaj”, tha Leskaj.
Leska tha se po ashtu “Ka dhe rrezik të lartë të klientelizmit”.
“Kemi një praktikë dhe kujtim të keq në këtë sektor bankar, ku tre banka të para shtetërore falimentuan apo u privatizuan. Të tre shembujt i kemi negativ në këtë drejtim. Kjo rrezikon edhe buxhetin e shtetit njëkohësisht dhe do rëndojë tek xhepat e shqiptarëve”, u shpreh ai.