05:48 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapen aplikimet për kredi të butë për punonjësit e policisë, por vetëm 0.002% e tyre mund të përfitojnë

14:25 | 17/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapen aplikimet për kredi të butë për punonjësit e policisë, por vetëm 0.002% e tyre mund të përfitojnë

Me 11 mars janë hapur aplikimet për kredi te buta, ku 90 kuota janë marrë nga Ministria e Brendshme.

Për këtë vit nga ndarja që është bërë nga Ministria e Brendshme, vetëm 25 efektivë policie nga 12 mijë në total, do të kenë mundësinë që të marrin kredi të butë. Pra, këtë vit vetëm 0.002% punonjësve të policisë mund të marrin kredi të butë. E thënë ndryshe 1 në 500 policë do të përfitojë kredi të butë.

15 kuota do të ndahen për gardën, 10 për AMP ndërsa 40 kuota te tjera do të jenë për aparatin përbërës të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë.  Aplikimi për kredi të butë do të bëhet në portalin e-albania. Pasi në bazë të disa kritereve do të bëhet edhe pikët se kush përfiton dhe më pas del në komision.

 

 

Praktikisht, një nga institucionet më të mëdha në vend, Policia e Shtetit, që ka në organikën e saj 12 mijë punonjës, duhet të ketë edhe numrin më të lartë të kuotave. Madje, kur u bënë ndryshimet në ligj, u deklarua që përfituesit më të shumtë do të jenë punonjësit e policisë.

Ky është viti i tretë që përfitohet kjo kredi. Në dy vitet e para, vëmendja dhe fokusi ka qenë te Policia e Shtetit. Pra, në vitin e parë 100% e kuotave i kaluan këtij institucioni ku rreth 100 punonjës policie në vitin 2023 përfituan nga kredia e butë, ndërsa në vitin e dytë u ndanë mes Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, në total rreth 300 kuota.

Ndryshe nga vitet e shkuara, kur pjesë e Komisionit të Vlerësimit të aplikimeve ka qenë edhe një zyrtar nga Drejtoria e Policisë, kësaj here, Komisionet e Vlerësimit drejtohen nga Ministria e Brendshme.

Dokumentet e hartuara nga Ministria e Brendshme dhe ajo që vihet re është fakti se në komisionet e vlerësimit të aplikimeve, përfshirë edhe sekretariatin teknik në mbështetje të komisionit të shqyrtimit të ankesave, dhe mbështetësit e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, përbëhen vetëm nga punonjës të Ministrisë dhe nuk ka në mesin e tyre asnjë emër nga institucionet përkatëse përfituese të kuotave.

Pas

Tubimet në Serbi, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Zërat e tyre s’duhen të shpërfillen! Qeveritë e rajon t’u kushtojnë vëmendje këtyre protestave

Para

INSTAT: Eksportet, rritje me 4,3 % në shkurt

Para
INSTAT: Eksportet, rritje me 4,3 % në shkurt

INSTAT: Eksportet, rritje me 4,3 % në shkurt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.