Një person i shumëkërkuar nga Italia për trafik droge dhe i dënuar në mungesë me 4,5 vite burgim, është arrestuar ditën e sotme (18 mars) në Durrës, me qëllim ekstradimi.
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, aksioni policor i koduar “Operacionalja 34”. Kapet në Maminas dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari Albert Koni.
Koni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, me vendimin e datës 10 janar 2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali