20:19 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma dhe merita

13:37 | 22/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se interesi më madhor kombëtar i PD-së është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE), duke e bazuar këtë proces në reformat dhe meritat e vendit. Gjatë një përgjigje për qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se PD do të mobilizojë çdo mundësi për të miratuar ligje dhe për të ndërmarrë reforma që shërbejnë në këtë drejtim. Ai e theksoi këtë proces si një sfidë të bazuar në meritë, duke krahasuar veprimet e PD-së me ato të qeverisë aktuale.

Berisha përmendi se, kur PD erdhi në pushtet në 2005, anëtarësoi vendin në NATO dhe, pavarësisht skepticizmit të fillimit, arriti të bindë partnerët ndërkombëtarë përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe me reformat që realizoi. Po ashtu, ai përmendi arritjet e mëdha si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimi i vizave, duke kujtuar se kundërshtitë e Edi Ramës në atë periudhë nuk e ndaluan këtë proces.

Sipas Berishës, praktika e PD-së ka qenë efektive dhe dinjitoze, dhe është e orientuar drejt përmbushjes së kërkesave dhe standardeve të BE-së, që është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Zonja Dani, ju garantoj se për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE.

Kur them këtë, them që ajo do mobilizojë çdo potencial, do miratojë çdo ligj, do ndërmarrë çdo reformë në funksion të këtij procesi.

Por, ka një dallim esencial midis alternativës tonë dhe kësaj të qeverisë ekzistuese.

Në këtë proces e bazojmë si një proces të bazuar mbi meritën, e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kur erdhëm në pushtet në vitin 2005, ne shpallëm anëtarësimin në NATO dhe fillimisht njerëzit përqeshnin me zotimin tonë.

Por ne arritëm të bindnim çdo partner dhe çdo vend me zero tolerancë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe me reformat që ndërmorëm, sepse e përgatitëm vendin për anëtarësim në NATO.

Po kështu me reforma, me funksionimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, absolutisht vetëm mbi bazën e reformave, ne arritëm të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat.

Më kujtohet për fat të keq se se kishte faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kundër. Edi Rama me suitën e tij dërgonte emaile në Bruksel se po hoqët vizat, prisni 800 mijë shqiptarë.

Pra, ne çdo gjë e arritëm me meritë.

Arritëm të marrim edhe rekomandimin e statusit të kandidatit nga KE, që e bllokoi Edi Rama me tre ligje në parlament.

Pra, praktika jonë ka funksionuar, është dinjitoze dhe është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.

Kjo praktikë bazohet në përmbushjen e kërkesave, kritereve, standardeve të BE që është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.

Pas

Berisha: Do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare

Para

Berisha: Ne do vendosim mësuesin në piedestal! Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Para
Berisha: Do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare

Berisha: Ne do vendosim mësuesin në piedestal! Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.