11:29 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Katër të plagosur në gjendje kritike për jetën

14:22 | 24/03/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Katër të plagosur në gjendje kritike për jetën

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se katër nga 115 pacientët që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa në spitalet e vendit, 55 pacientë janë në gjendje të qëndrueshme. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, ka theksuar se prioriteti i tij është shërimi i të lënduarve dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Në lidhje me hetimet, janë identifikuar 34 persona si të dyshuar për tragjedinë në Koçan, dhe po priten më shumë informacion rreth ecurisë së hetimeve. Gjithashtu, komunat do të koordinohen për të realizuar inspektime në objektet publike në të gjithë vendin. 24 persona janë vënë në paraburgim, përfshirë tre liderët e Komunës së Koçanit: kryetarin në largim Ljupço Papazov, ish-kryetarët Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, si dhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka filluar shpërndarjen e paketave të ndihmës për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, gjithashtu theksoi se qeveria do të mbulojë të gjitha shpenzimet për familjarët e të lënduarve që po kurohen jashtë vendit.

 

 

Një zjarr shpërtheu në klubin e natës “Pulse” në Koçan më 16 mars duke shkaktuar vdekjen e 59 personave dhe ka lënë rreth 200 të tjerë të plagosur. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur shpejt pas përdorimit të mjeteve piroteknike.

Pas

Rama prezanton kandidatët e PS-së në Gjirokastër: Skuadra e re për Shqipërinë në Bashkimin Europian

Para

75 vjeçarja vdes nga zjarri në Shtërpcë, policia jep detaje

Para
75 vjeçarja vdes nga zjarri në Shtërpcë, policia jep detaje

75 vjeçarja vdes nga zjarri në Shtërpcë, policia jep detaje

 



Të Fundit

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.