03:32 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali: Shqipëria, vendi që po ecën më shpejt me negociatat drejt BE

10:12 | 26/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali: Shqipëria, vendi që po ecën më shpejt me negociatat drejt BE

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj sot, në Forumin Parlamenti për Qytetarët, “Forcimi i Demokracisë Pjesëmarrëse dhe Përgjegjshmërisë Parlamentare”.

Spiropali u shpreh se “ka një sentencë të njohur në historinë politike që shpreh rëndësinë e ndërveprimit midis qeverisësve dhe të qeverisurve”. “Askush nuk mund ta qeverisë tjetrin, pa pasur konsensusin dhe bashkëpunimin e tij. Historia e demokracisë ka provuar se kjo nuk është vetëm një kërkesë pragmatiste, por një parim jetësor i funksionimit të sistemit demokratik”, theksoi kryetarja e Parlamentit.

“Nëse dimë të bashkëpunojmë me publikun dhe qytetarët nuk dështojmë kurrë. Është kjo arsyeja pse kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje veprimtarinë e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, sidomos ato që kanë lidhje me demokracinë pjesëmarrëse. E vlerësoj këtë organizim, përpjekjet tuaja për të ndërtuar një platformë për komunikimin dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe qytetarëve duke synuar që kjo të shndërrohet në një praktikë të re periodike, pjesë integrale e ushtrimit të funksioneve dhe detyrave të Kuvendit të Shqipërisë”, pohoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, theksoi se nisma e këtij instituti ka shtuar informacionin mbi veprimtarinë parlamentare për qytetarët, shoqërinë civile dhe median. “Ka rritur aksesin dhe mundësinë praktike për të ndikuar dhe kontribuar në veprimtarinë e Kuvendit, sidomos të komisioneve parlamentare për të ndërtuar një proces legjislativ dhe ushtruar kontrollin parlamentar që u përgjigjet drejtpërdrejtë sfidave reale të qytetarëve dhe komuniteteve.

Shqipëria ndodhet përpara portave të Bashkimit Evropian dhe është vendi kandidat që ecën më shpejt më vendosmërisht dhe qartësisht drejt familjes evropiane me ambicien që të mbyllur negociatat teknike brenda vitit 2027 dhe të bëhet anëtar me të drejta të plota në BE brenda 2030”, tha Spiropali.

Etiketa: spiropali
Pas

Ndërhyrja në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës zbardh akuzat ndaj ish-drejtorit të IT në Policinë e Shtetit

Para

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Para
“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.