05:34 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore

08:44 | 02/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore

Fatkeqësia natyrore godet një vend të dobësuar nga lufta civile, gjë që i ndërlikon më tej ndihmat ndërkombëtare.

Pas tërmetit të së premtes që goditi rëndë Mianmarin, regjimi.ushtarak i vendit publikoi shifra të reja për viktimat. Sikurse njoftoi në televizionin shtetëror sundimtari gjeneral Min Aung Hlaing, deri tani janë regjistruar të paktën 2,719 të vdekur. Rreth 4,521 vetë janë plagosur dhe më shumë se 400 konsiderohen të zhdukur, tha Hlaing. Pritet që numri i viktimave të rritet edhe më tej, sidomos kur ekipet e ndihmës të arrijnë në rajonet e largëta të vendit.

Në fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale nga qyteti Mandalay, i cili është afër epiqendrës së tërmetit dhe ka një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, shihen rrugë të tëra ku çdo e dyta shtëpi është shembur ose dëmtuar.

Lidhjet elektrike dhe telefonike në Mianmar qendror funksionojnë vetëm në mënyrë sporadike. DW kontaktoi me banorë të Yangonit, të cilët prisnin me orë të tëra me padurim lajme nga miqtë dhe familjet në Mandalay.

OKB: “Kushte katastrofike”

Zyra e OKB-së për Ndihmat Emergjente tha se kushtet janë katastrofike. Në zonat më të prekura njerëzit po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre themelore, si aksesi për ujë të pastër dhe kanalizime, tha OKB-ja.

Sipas OKB-së edhe përpara tërmetit rreth 20 milionë vetë në Mianmar ishin të varur nga ndihmat humanitare.

Gjendja në Mianmarin e shkatërruar nga lufta civile përkeqësohet edhe më tepër nga rreziqe të tilla si minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera. Mjetet shpërthyese të mbetura nga konfliktet e vazhdueshme përbëjnë një kërcënim vdekjeprurës për ekipet humanitare dhe të mbijetuarit, tha Drejtori Rajonal të Grupit Këshillues për Minat, Llevelyn Jones.

Po ashtu tani po afrohet edhe sezoni i monsunit me reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Këto e rrisin edhe më tej rrezikun për t’u ndeshur me mina tokësore dhe mjete shpërthyese, tha Jones.

Etiketa: mianmartermeti
Pas

Izraeli njofton zgjerimin e operacionit ushtarak në Gaza, ministri i Mbrojtjes: Synojmë të marrim kontrollin e zonave të mëdha

Para

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, policia jep detaje

Para
LAJM I FUNDIT/ Konflikt me armë zjarri në Kamëz, një i plagosur

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, policia jep detaje

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.