09:28 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia Rrugore e Elbasanit intensifikon kontrollet, mijëra gjoba për shkelësit e rregullave

14:58 | 04/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia Rrugore e Elbasanit intensifikon kontrollet, mijëra gjoba për shkelësit e rregullave

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore. Gjatë muajit mars, qindra drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme, ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Shifrat e publikuara nga policia tregojnë një numër të lartë të shkeljeve, ku kryesojnë tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe parakalimet e gabuara. Paralelisht, janë marrë masa ndaj drejtuesve që kanë konsumuar alkool, nuk kanë vendosur rripin e sigurimit apo kanë ndaluar mjetin në mënyrë të gabuar.

📍Elbasan

🚓Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

✅Gjatë muajit Mars, janë arrestuar 23 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

✅Më tej, gjatë kësaj periudhe:

✔️janë ndëshkuar administrativisht 135 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔️janë ndëshkuar 481 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔️janë ndëshkuar 1224 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✔️janë ndëshkuar 174 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✔️janë ndëshkuar 965 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✔️janë ndëshkuar 1962 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️janë ndëshkuar 451 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️janë ndëshkuar 864 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

🚓Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor🚦.

Pas

Prokuroria e Përgjithshme publikon raportin për gjendjen e kriminalitetit: Rriten vrasjet me dashje dhe ato me paramendim!

Para

Alarm në treg/ Luleshtrydhet me pesticide të rrezikshme mbushin Shqipërinë, tri ngarkesa hynë nga Greqia në javët e fundit

Para
Alarm në treg/ Luleshtrydhet me pesticide të rrezikshme mbushin Shqipërinë, tri ngarkesa hynë nga Greqia në javët e fundit

Alarm në treg/ Luleshtrydhet me pesticide të rrezikshme mbushin Shqipërinë, tri ngarkesa hynë nga Greqia në javët e fundit

 



Të Fundit

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.