20:06 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Këshilltari kryesor i Donald Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol

16:47 | 08/04/2025
në Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilltari kryesor i Donald Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol

Peter Navarro, këshilltari kryesor i presidentit Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e miliarderit Elon Musk për “zero tarifa” midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke e quajtur Musk-un një “montues makinash” dhe duke nënvizuar se ai është i varur nga pjesët e importuara.

Navarro, i njohur si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC, duke theksuar se, megjithëse Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat.

“Kur bëhet fjalë për tarifat dhe tregtinë, ne të gjithë e dimë që Elon nuk është një prodhues makinash. Ai është një montues makinash,” tha Navarro, duke shtuar se shumë nga pjesët e Tesla vijnë nga Japonia, Kina dhe Tajvani.

Navarro e shpjegoi se ai dhe ekipi i Trump kërkojnë që prodhimi i pjesëve të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ajo që ne duam, dhe ndryshimi mes mendimit tonë dhe atij të Elon Musk, është që gomat të prodhohen në Akron, duam që transmisionet të prodhohen në Indianapolis,” theksoi ai.

Musk iu përgjigj deklaratave të Navarro duke silmuar ish-profesorin e tij të Harvardit për mendimin akademik, duke e quajtur “doktoraturën në Ekonomi nga Harvard” një “gjë të keqe, jo një gjë të mirë.”

Reagimi i këshilltarit të Trump, erdhi pas deklaratave të Musk, i cili në një intervistë me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini, shprehu dëshirën për një “situatë me tarifa zero” midis SHBA-së dhe BE-së.

Musk theksoi se ky model do të krijonte një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, që sipas tij do të ishte një mundësi e shkëlqyer për ekonomitë e të dyja palëve.

 

Pas

Basha takim me familje tiranase në Degën 8: Të moshuarve do u kthejmë dinjitetin, pensioni mesatar 450 euro.

Para

Policia italiane arreston shqiptarin 35-vjeçar, i cili kishte në makinë armën e përdorur në një grabitje të vitit 2023

Para
Policia italiane arreston shqiptarin 35-vjeçar, i cili kishte në makinë armën e përdorur në një grabitje të vitit 2023

Policia italiane arreston shqiptarin 35-vjeçar, i cili kishte në makinë armën e përdorur në një grabitje të vitit 2023

 



Të Fundit

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, vendimi i aleatëve është unanim

“Burri im lufton për Ukrainën”, Trump reagon i prekur dhe premton ndihmë ushtarake

Sea Watch publikon pamjet: Trupa të pajetë në largësi të brigjeve libiane

Fluturimet shtohen ndjeshëm, hapësira ajrore shqiptare po kthehet në burim ekonomie

Ndërhyrje në kohë e policisë, shpëtohet turisti i dëmtuar në Valbonë

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.