05:45 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Amerikanët ‘të çoroditur’: Presidenti Trump do të shpallë gjendjen ushtarake më 20 prill

17:09 | 10/04/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amerikanët ‘të çoroditur’: Presidenti Trump do të shpallë gjendjen ushtarake më 20 prill

Psikoza kolektive në rrjetet sociale amerikane ka prodhuar një tjetër makth. Një pjesë e përdoruesve janë të bindur se më 20 prill presidenti Donald Trump do të shpallë gjendjen ushtarake. Kjo teori është bërë virale fillimisht në TikTok, ku hashtag-u #martiallaw ka gjeneruar mijëra ndërveprime brenda pak orësh, dhe më pas është përhapur edhe në Facebook, madje edhe nga disa llogari me prirje progresiste.

Në realitet, nuk ka asnjë shenjë konkrete që Trump ka ndër mend të ndërmarrë një hap të tillë ekstrem, i cili do të përbënte një kthesë dramatike dhe të paprecedentë në historinë e demokracisë amerikane. Shpallja e gjendjes ushtarake do të nënkuptonte shtypjen e çdo forme disidence dhe kthimin e SHBA-ve në një regjim autokratik.

Por rrjetet sociale janë më të mbushura me frikë se me fakte.

Origjina e kësaj frike është një urdhër ekzekutiv që Trump nënshkroi më 20 janar, ditën kur u rikthye zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Në atë dokument, presidenti i kërkon Departamentit të Mbrojtjes dhe atij të Sigurisë së Brendshme që të përgatisin një raport për gjendjen në kufirin jugor me Meksikën dhe të përcaktojnë nëse ekzistojnë kushtet për të aktivizuar Insurrection Act, një ligj i vitit 1807 që lejon përdorimin e ushtrisë për të përballuar trazirat e brendshme. Afati për dorëzimin e raportit është pikërisht 20 prilli.

Ky ligj është pjesë e kuadrit ligjor të emergjencave në SHBA, dhe i jep presidentit kompetenca të zgjeruara për përdorimin e ushtrisë dhe Gardës Kombëtare në raste të rënda të mosstabilitetit civil.

Historikisht, Insurrection Act është përdorur shumë rrallë. Presidenti Abraham Lincoln e aktivizoi gjatë Luftës Civile në 1861, Ulysses S. Grant e përdori për të shtypur sulmet raciste të Ku-Klux-Klanit në Karolinën e Jugut në 1871, dhe më vonë George H. W. Bush gjatë trazirave të vitit 1991 pas rrahjes brutale të Rodney King nga policia në Los Angeles.

Por në rrjete sociale po përhapet ideja se aktivizimi i këtij ligji mund të shërbejë si paradhomë për shpalljen e gjendjes ushtarake, që në realitet është një koncept krejtësisht tjetër: pezullim i të drejtave civile, kontroll total ushtarak dhe zëvendësim i gjykatave civile me ato ushtarake.

Në këtë klimë pasigurie, edhe arrestimet e disa studentëve dhe pedagogëve, të akuzuar për antisemitizëm, janë parë nga disa si shenja të një tendence autoritare. Po ashtu, përmendet “Project 2025”, një platformë politike e hartuar nga përfaqësues të ekstremit të djathtë, që tashmë janë pjesë e administratës Trump. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim konkret për një “shtet policor” në horizont.

Media tradicionale amerikane trajton me kujdes këtë teori, por rrjetet sociale vazhdojnë të ushqejnë panikun, veçanërisht për shkak të një rastësie të zymtë: 20 prilli është edhe data e lindjes së Adolf Hitlerit – një figurë të cilës Trump, në disa raste, i është referuar në mënyrë kontroverse, duke vlerësuar besnikërinë e gjeneralëve të tij.

Pas

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me 8 muaj burg pronarin e baxhos në Durrës

Para

Presidenti i Republikës shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit, Begaj: Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit kurdoherë

Para
Presidenti i Republikës shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit, Begaj: Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit kurdoherë

Presidenti i Republikës shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit, Begaj: Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit kurdoherë

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.