Pas fjalës së përfaqësuesve politike të 12 qarqeve të vendit, fjalë e cila u shoqërua me këngë e valle nga krahinat përkatëse, aktiviteti kulmon me fjalimin e kryeministrit Edi Rama.
Nga sheshi Skënderbej, Rama tha se vetëm PS e ka në dorë fatin europian të vendit. “Kush e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE, voton PS-në”, përpara kandidatëve dhe simpatizantëve socialistë.
“Fati na e dha ne shansin që t’ia ndryshojmë rrjedhën historisë përgjithnjë. Tamam këtu, tani, një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike dhe një mundësie historike për Shqipërinë që vetëm në 4 vjet mund të bëhet zonjë e familjes së bashkuar europiane. Vetëm ne kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë para për t’u lidhur me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetar të barabartë të BE”, tha ai.