11:46 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Listën e PS në Tiranë e kryeson Korba e Korrupsionit! 20 mijë shqiptarë i lanë të vdisnin nga Covid-i se nuk u mjekuan

20:44 | 16/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Listën e PS në Tiranë e kryeson Korba e Korrupsionit! 20 mijë shqiptarë i lanë të vdisnin nga Covid-i se nuk u mjekuan

Sali Berisha ka drejtuar kritika të ashpra ndaj drejtuesve aktualë të Tiranës dhe figurave kyçe të qeverisë, duke i akuzuar për korrupsion dhe për keqmenaxhim të situatës gjatë pandemisë së COVID-19. Sipas tij, mungesa e shtretërve spitalorë dhe politika e kufizuar e shtrimeve kontribuan në vdekshmëri të lartë, ndërsa fondet për pajisje mjekësore u shpërdoruan.

Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:

Tani, është i vetëm ai? Jo, nuk është i vetëm. Merrni pak, shihni ekipin e tij. Urdhëroni, ja ku e keni ekipin. Shiheni pak, ja ku e keni.
Shihni këta njerëz, këtë ekip. Shihni kush e drejton Tiranën.
E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit.
Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.
Dhe në vend të tyre, bashkë me Edi Ramën, shndërroi Tiranën në një megaspital. Vendosi praktikën e shtrimit në spitale më të kufizuar në Europë dhe në botë.
Kosova me një popullatë 40 përqind më të vogël se ne, kishite 1200 shtretër, Shqipëria 500 realë dhe 700 me gënjeshtra.
Pse vdiqën 20 mijë shqiptarë nga Covid-i? Ajo qe sëmundje e rëndë, por ata vdiqën se nuk u mjekuan. Dhe nuk është se nuk pati praktika. Vendi me vdekshmërinë më të ulët në botë, bëri shtrimet më të mëdha në botë. Japonia bëri shtrimet më të mëdha se SHBA, Franca, Gjermania dhe pati vdekshmërinë më të ulët.
Kurse këta talleshin, këta fshihnin vdekjen. E paimagjinueshme, ajo dilte dhe ua pjesëtonte shqiptarëve me tre numrin e të vdekurve.
Ajo tani drejton Tiranën. Po ku mund ta krahasosh?
A nuk është dallimi si nata me ditën midis saj, Erisa Bajazitit, Ilda Zhulalit dhe Akil Krajës?
Nuk janë këta, këta janë të padenjë.
Po çfarë meritash ka Pëllumbesha Spirogjoka?
Çfarë meritash ka ajo përveçse i thotë Edi Ramës, Skënderbeu?
Urdhëroni, vjen me gjërat më të thjeshta në detyrë, bëhet 5-milionëshe dhe bëjnë garë me njëra-tjetrën për alta modën.
Kam shëtitur jo pak dhe nuk kam parë kurrë ministra luksi si në Shqipëri.
E ka lënë Ronald Regan, kur i thotë Nensit që, ajo kishte perla artificiale që kushtonin 10 dollarë. Mirë, se kaq i mbajnë qytetarët tanë tani,edhe ne do bëjmë si ata.
Pra, nuk do ndalem më shumë tek këta njerëz, por këta janë armiq të qenies tonë, jo vetëm të demokratëve.
Ndaj nesh janë sjellë si armiq, por ata janë armiq edhe të socialistëve të ndershëm, të qytetarëve të ndershëm.
Unë kam dalë, kam shëtitur në treg, kam takuar njerëz të të gjitha bindjeve, por të gjithë ata ishin qenie jashtëzakonisht të dhimbshme. Nuk shesim gjë, më thoshin. Tjetri më tha, unë jam më i riu këtu, nuk ka të ri. Tjetri më tha, xhiro që bëjmë ditën e festës, vetëm ajo i afrohet xhiros që bënim para ardhjes së tyre në pushtet.

Pas

Berisha: Beketi ishte e kundërta e Bolinos, nuk pranoi të bëhej skllav i Ramës! 110 milionë euro i paguani ju tani

Para

Tiranë/ Të shtëna me armë pranë zonës së Liqenit, një i plagosur

Para
Tiranë/ Të shtëna me armë pranë zonës së Liqenit, një i plagosur

Tiranë/ Të shtëna me armë pranë zonës së Liqenit, një i plagosur

 



Të Fundit

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Vetëplagosje dhe humbje ‘gjurmësh’, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.