07:50 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Procesi i integrimit, Rama rrëfen bisedat me liderët e BE: Kryeministri holandez më tha “Edi mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’

09:00 | 19/04/2025
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Procesi i integrimit, Rama rrëfen bisedat me liderët e BE: Kryeministri holandez më tha “Edi mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, ka folur për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, ku u shpreh se në fillim ishte në tension lidhur me opinionin që do të kishin vendet e BE-së.

Kreu i qeverisë theksoi se mendonte “imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që ‘këta nuk janë gati’”.

Por, shtoi se papritur filloi një tjetër muzikë, ku sipas tij administrata shqiptare, e angazhuar në procesin e integrimit, u vlerësua nga liderët e BE.

“Kryeministri i Holandës më tha ‘Edi po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’. Eh, kryeministri i Danimarkës ‘ç’ndodhi me administratën tuaj se kam parë raportet e ministrisë së jashtme, për pjesën e proceseve të vende që duan të hyjnë, jeni on top’”, tha Rama.

Edi Rama: Është një referen i përsëritur në pafundësi që ministrat, administrata…, hajdutët, hajdutët, të gjithë hajdutë. Ndërkohë që padiskutim që administrata ka hijet e veta, nuk diskutohet komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë procesin screening dhe të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha dhe me vete e kam pasur vazhdimisht si borxh se çfarë do të ndodhë në orën e të vërtetës.

Ora e të vërtetës për mua ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening, me gjithë diagnozën e shtetit shqiptar ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana këtej dhe 1000 nga ana andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe, në mos janë më shumë, dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar dhe aty ka shumë rëndësi si performon ti, si luan ti pjesën tënde.

Kur filloi procesi isha shumë në tension sepse thosha gjithë kjo luftë e gjithë këto përpjekje për të bindur dynjajnë se ne nuk jemi ata. Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që “këta nuk janë gati, s’kanë lidhje’. Dhe kur papritur filloi një tjetër këngë, më thoshin tanët që po ecim mirë, thosha ‘jo’. Filloi një muzikë, kryeministri i Holandës më tha “Edi po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’. Eh, kryeministri i Danimarkës “ç’ndodhi me administratën tuaj se kam parë raportet e ministrisë së jashtme, për pjesën e proceseve të vende që duan të hyjnë, jeni on top’.” Pastaj kryeministri i Spanjës, pastaj kur procesi hyri më thellë filluan ta thoshin qartësisht ata që “është një surprizë, administrata është shumë e përgatitur, njerëzit shumë serioz, negociatorët on the point, një vend perëndimor. Kjo gjëja më ka dhënë shumë krenari.

Pas

Abuzim në Doganën e Kapshticës! Procedohen penalisht 6 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Para

Peshku ‘alien’ po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës

Para
Peshku ‘alien’ po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës

Peshku 'alien' po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.