11:30 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha në Vorë: Ne jemi parti e vlerave themelore të shqiptarit, familja është në epiqendër të përpjekjes sonë

18:07 | 23/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në Vorë: Ne jemi parti e vlerave themelore të shqiptarit, familja është në epiqendër të përpjekjes sonë

Në fjalën e tij, Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se kjo lëvizje politike vjen para qytetarëve si “aleanca më e fuqishme e krijuar që nga viti 1990”, me një projekt që synon të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve dhe të sjellë shpresë për të ardhmen.

“Ne jemi parti e vlerave. Familja është themeli i çdo shoqërie të fortë dhe ne angazhohemi që ta vendosim atë në qendër të politikave tona,” – theksoi ai.

Fjala e Sali Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Vorës, Kasharit, Prezës, Domjes, Bërxullës, Gjokajt, Marikajt, Balaqit, ju përshëndes shumë përzemërsisht. Shpreh mirënjohjen më të pakufijshme për praninë tuaj sot këtu. Sikundër, përshëndes nga zemra drejtuesit politikë të fushatës, znj.Albana Vokshi dhe z.Klevis Balliu.
Kandidatët për deputetë të kësaj zone z.Myslym Murrizi dhe z.Sali Shehu.
Të dashur miq, Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen sot para jush si aleanca më e fuqishme e krijuar që nga 1990 gjeer sot.
Ajo vjen tek ju me një program, me një projekt, me të cilin kërkon të krijojë një mundësi të re për secilin prej jush. Kërkon të ndikojë në mirëqënien tuaj, sigurinë tuaj, në të ardhmen e fëmijëve tuaj, në të ardhmen e Voërs dhe të Shqipërisë.
Miq, ne jemi parti e traditave më të mira. Partitë konservatore nuk janë parti ideologjike, ato janë parti të vlerave themelore të njeriut dhe të shoqërisë njerëzore. Pra, jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit dhe të Shqipërisë.
Në këtë kontekst, në shoqërinë tonë për kombin tonë, sikundër në çdo komb të qytetëruar, themeli i të gjitha themeleve është familja.
Ndaj dhe ne, vijmë para jush me një projekt, me të cilin zotohemi se, familja shqiptare, familja në Voër, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë, Marikaj, Gjikaj, Balaq, kudo, do të jetë në epiqendër të përpjekjes sonë për ta mbështetur atë.
Një komb i fortë, mund të jetë një komb që ka familje të fortë. Familja është e fortë kur ka moralin e fortë, kur ka mirëqënien.
Natyrisht, unë nuk jam këtu gjykatës, as polic morali, por disa vlera janë të përbashkëta për çdo shqiptar dhe unë kam besim se respekti reciprok i burrit ndaj gruas, dhe i gruas ndaj burrit, dashuria midias anëtaërve të familjes për njëri-tjetrin janë morali më i lartë i njeriut dhe i shoqërisë.
Kam besim të madh se, asnjë grua, asnjë nënë, asnjë motër, ciladoqoftë, nuk do donte dhe nuk do të pranonte t’i shahet djali, bashkëshorti, prindi.
Pra, kjo fushatë vulgare e Edi Ramës që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe vlerat e saj, ka një qëllim. Jo vetëm trego ato koncepte që ka ai për familjen, por ka një qëllim, të spostojë vëmendjen tuaj nga problemet e vërteta të familjes shqiptare. Nga problemet që, familjet shqiptare presin të zgjidhen nga forcat politike, presin nga këto forca të araqesin para tyre projektin çfarë do të bëjnë ato për konsolidimin e familjes.
Familja shqiptare nuk ka nevojë të dëgjojë se, burri qenka kështu, apo qenka ashtu. Ajo ka nevojë të madhe shumë të mëbshtetet ekonomisht, që pensionistin që ka në varësi, të mos ta ketë barrë. Po ai, të marrë 200 euro minimumi, dhe me ato 200 euro të përballojë më normalisht jetën e tij.
Kjo familje, ka nevojë të madhe që, vajza dhe djali i saj, të mos marrin rrugët e dheut, sepse sofra nuk i mban më, por përkundrzi ata të shkollohen, të gjejnë punë, të punësohen, të ndihmohen për strehimin, të ndërtojnë në vendin e tyre ëndrrën e bukur rinore.

Pas

PD kërkon sqarim nga KQZ: Pse 137 votues figurojnë si të regjistruar njëkohësisht në diasporë dhe në Shqipëri?

Para

Berisha: Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

Para
Berisha: Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

Berisha: Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

 



Të Fundit

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.