09:44 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banka e Shqipërisë: Sfidat për sektorin bankar dhe financiar janë në rritje

09:13 | 28/04/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banka e Shqipërisë: Sfidat për sektorin bankar dhe financiar janë në rritje

Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkohë sfidat për të ardhmen vlerësohen në rritje. Sipas Deklaratës së Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024 veprimtaria e sektorit u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme.

Depozitat dhe kreditë u zgjeruan pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, kapitalizimi i veprimtarisë mbeti në nivele të mira, ndërsa fitimi u përmirësua në mënyrë të ndjeshme. Sipas bankës së Shqipërisë, rreziqet e veprimtarisë vlerësohen në nivele të kontrolluara dhe, në tërësi, sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj tyre.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë shprehet se sfidat për veprimtarinë bankare dhe financiare vlerësohen në rritje, ndaj performanca më e mirë financiare duhet të përdoret nga bankat për të përmirësuar infrastrukturën e administrimit të rreziqeve.

 

 

Në tërësi, ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar në vend kanë treguar një qëndrueshmëri të mirë. Zhvillimet ekonomike kanë qenë të qëndrueshme, dhe treguesit makroekonomikë mbeten në nivele mjaft të mira. Këto zhvillime konfirmohen edhe nga treguesit e Hartës së Stabilitetit, e cila reflekton rreziqe më të ulëta dhe relativisht të kontrolluara në treguesit që lidhen me familjet, bizneset dhe qeverinë.

Ndonëse zhvillimet e brendshme ekonomike shfaqen pozitive, pasiguria nga zhvillimet ndërkombëtare është rritur. Mbetet për t’u vlerësuar shkalla e ashpërsimit të tensioneve tregtare dhe ecuria e konflikteve ushtarake në Evropë dhe më gjerë, por Banka e Shqipërisë mendon se ndikimi i tyre në ecurinë ekonomike të kontinentit mund të jetë më i lartë se më parë. Nëse ato shoqërohen me rritje të presioneve inflacioniste, rënie të të ardhurave dhe rënie të konsumit në ekonominë evropiane, kjo ka mundësi të reflektohet edhe në ekonominë e Shqipërisë.

Drejtimi kryesor mund të jetë në formën e rënies së konsumit të jorezidentëve në ekonominë shqiptare, i shfaqur në format e rënies së dërgesave të emigrantëve dhe të investimeve të huaja direkte, apo edhe rënies së eksportit të shërbimeve.

Në vrojtimin periodik që kryhet me bankat, ky faktor është evidentuar prej tyre si burimi kryesor i rrezikut, i ndjekur prej ndjeshmërisë nga sulmet potenciale kibernetike. Si edhe më parë, Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar duhet të ruajë një monitorim të kujdesshëm për ekspozimet e tij në tregun e pasurive të paluajtshme, për hendeqet në afatet e maturimit mes aktiveve dhe pasiveve, dhe për ndikimet nga lëvizjet në normën e interesit.

Rritja e kredisë shfaqet e shpejtë dhe, ndonëse standardet e kreditimit mbeten aktualisht të mira, ekziston mundësia që ato të dobësohen në kushtet e konkurrencës mes bankave. Për vendosjen e stimujve më të drejtë në ecurinë e kredisë, në zbatim të politikës makroprudenciale, në muajin dhjetor 2024, Banka e Shqipërisë rriti kërkesën për shtesën makroprudenciale kundërciklike të kapitalit, në nivelin 0.5%./Monitor

Pas

Banorët e Njësisë 10 të Tiranës dhe ata të Vorës do të votojnë në mënyrë elektronike, KQZ teston sot pajisjet

Para

Vatikani përgatitet për konklavën papale pas vdekjes së Papa Françeskut, mbyll Kapelën Sistine

Para
Vatikani përgatitet për konklavën papale pas vdekjes së Papa Françeskut, mbyll Kapelën Sistine

Vatikani përgatitet për konklavën papale pas vdekjes së Papa Françeskut, mbyll Kapelën Sistine

 



Të Fundit

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.