Partia Liberale e kryeministrit kanadez Mark Carney fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vendin e Amerikës së Veriut të hënën – pas një fushate zgjedhore nën hijen e rëndë të një sërë kërcënimesh nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump – sipas parashikimeve të medias dhe projeksioneve statistikore.
Megjithatë, numërimi i rezultateve ende paraprake nuk na lejon të themi me siguri nëse Kryeministri Carney do të kryesojë një qeveri të shumicës apo të pakicës.
Carney, i cili mori detyrën e kryeministrit pasi Justin Trudeau dha dorëheqjen në fillim të këtij viti, mundi udhëheqësin e Partisë Konservatore, Pierre Poilièvre, sipas parashikimeve të CBC dhe CTV News.
Carney është zotuar të ndjekë një qasje më të ashpër me Uashingtonin për tarifat e tij dhe ka thënë se Kanadaja do të duhet të shpenzojë miliarda për të zvogëluar varësinë e saj nga SHBA-ja.
CBC raportoi se Liberalët ende nuk i kanë siguruar 172 vendet e nevojshme për shumicën në Dhomën e Komunave, e cila ka gjithsej 343 vende. Nëse dështojnë, Carney do të detyrohet të negociojë me parti të tjera për të mbetur në pushtet.Qeveri të tilla minoritare rrallë zgjasin më shumë se dy vjet e gjysmë në Kanada.