Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Malejzi, me ftesë të Kryeministrit YAB Dato’ Seri Anwar Ibrahim.
Në Kuala Lumpur, Osmani është pritur me një ceremoni zyrtare në kompleksin shtetëror Bunga Raya. Osmani do të takohet me Kryeministrin Anëar Ibrahim në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya, pas të cilit do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të dekorojë me Medalje Presidenciale të Meritave Kryeministrin aktual të Malejzisë, Anëar Ibrahim, si dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badaëi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës.