Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Burrel, ka theksuar arritjet e deritanishme të Partisë Socialiste, por gjithashtu ka theksuar se ka ende shumë punë për të bërë.
Ai ka përmendur ndërtimin e Rrugës që lidh Burrelin me Ulzën, duke e konsideruar këtë një investim të rëndësishëm për zhvillimin e Dibrës dhe të Matit. Sipas tij, kjo do të hapë mundësi për investime dhe do të përmirësojë jetën e banorëve në këto zona.
Edi Rama në takimin elektoral në Burrel: PS ka bërë shumë, por ka akoma për të bërë. Në dekadën e ardhshme, Dibra do jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë. Akseset në pjesët më të rëndësishme janë të domosdoshme, ne duam ta bëjmë edhe Rrugën e Lurës. E di se ka konkurrencë të brendshmes mes dibranëve dhe matjanëve. Sa herë që them ndonjë gjë për dibranët, sikur nuk ka duartrokitje shumë të nxehta. Në mandatin e katërt, do bëjmë rrugën që lidh Burrelin me Ulzën. Kjo, sepse është një zonë shumë e bukur. Ajo rrugë, kur të transformohet, do bëhet e lehtë të bëhen investime në atë anë.