Nga Fushë-Kruja, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar pjesë të rëndësishme të programit të qeverisjes për 100 ditët e para, duke dhënë një sërë premtimesh për fermerët, pensionistët dhe bizneset vendase. Ai e cilësoi programin si një “frymëmarrje të re dhe një mundësi të re për shqiptarët”, duke garantuar rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare për bujqësinë dhe heqje të diskriminimit ndaj zonave rurale.
Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:
Miqtë e mi!
Ja pra programi ynë është program i një frymëmarrje të re.
Programi ynë është program i një mundësie të re.
Garantoj fermerët e rrethit të Krujës, se do të financohen nga shteti për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti të mbarështruar.
Dhe kjo jo duke i diskriminuar, ju që keni një lopë nuk merrni gjë, duhet të kesh 10 lopë që të përfitosh. Jo, çdo krerë, çdo fidan, çdo njësi prodhimi.
Jo vetëm kaq, por i garantoj se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë, është 32 milionë euro, do të bëhet 230 mln euro.
Pra do rritet më shumë se 5 herë. Pse kjo? Sepse kaq e kanë vendet përreth. Dhe fermerët tanë nuk mund të konkurrojnë nëse nuk subvencionohen njëlloj si ata. Siç i subvencionon Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Garantoj fermerët se nuk do të ketë pension ndën 200 euro në fshat. Merr fund diskriminimi, nuk ka më, jo. 200 euro.
Se fondet për bujqësinë do të dyfishohen.
Se do të investohet çdo vit 70 mln euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje të tokës.
Siguroj fermerët se rritja e prodhimit është një nga objektivat më madhor.
‘Made in Albania’ është krenari kombëtare.
Bizneset e Krujës, Fushë Krujës, bizneset e Shqipërisë, prodhimi i tyre është krenari kombatëre dhe ne do bëjmë gjithçka duke ulur taksat, duke pjesëtuar me 3 çmimin e energjisë.
Duke subvencionuar trajnimin e punëtorëve që suksesi i tyre të rritet.
Garantoj eksportuesit shqiptarë se në 100 ditët e para ngrihet bordi që do i kompensojë ata qindarkë për qindarkë, për shvleftësimin e euros, nga narkosit shqiptarë.
Kështu që ata do kenë fitimin e garantuar. Do kenë linja krediti të garantuara.