Nga Gjirokastra, ku ka mbajtur një takim elektoral, kryesocialisti Edi Rama ironizoi rivalin e tij politik, kreun e PD, që sipas tij shpenzoi 6 mln dollarë për lobim në SHBA.
Duke ripërsëritur batutën “7 herë 7 42”, Rama tha se sot aritmetika po bëhet e interpretueshme, dhe 7 herë 7 sot është 6 mln.
“7 herë 7 42 habiteshim por nuk kishim parë gjë akoma se u bë 6 mln tani me kontratat e patriotëve, 3 patriotë nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të shpenzojnë 6 mln dhe të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju dhe të lobojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta.
Është e habitshme sesi pastaj, shihja në raportet që më vijnë, se në kënetë thuhet se ca është 6 mln. Kjo nuk është asgjë me ca ka bërë Edi Rama në qeveri, narkoregjimi. Domethënë është fundi ky”, tha Rama.