Afërsia me Korfuzin e bën Sarandën një qytet turistik që ka prurje nga të gjitha anët gjatë gjithë vitit.
Nga viti i kaluar pritshmëritë janë në rritje, duke parë edhe rezervimet që janë bërë deri në fillim të muajit maj. Rezervimet janë nga Gjermania, vendet nordike deri në 50% më shumë se vitin e kaluar
“Ndodhem në Sarandë prej katër javësh dhe më pëlqen të bëj pushime të gjata. Deti i mrekullueshëm këtu, ushqimi po, por edhe njerëzit e mrekullueshëm. Moti fantastik.”
“Vij nga Amerika, prej pak ditësh ndodhem këtu. Kam vizituar Tiranën dhe tani ndodhem këtu. Kam në plan të shkoj në veri të Shqipërisë, por jugu më pëlqen shumë. Keni një bregdet të mrekullueshëm dhe në këtë periudhë ka pak njerëz, jam duke e shijuar.”
“Do të qëndroj në Shqipëri për dy javë. Më pëlqen këtu në Sarandë dhe do të vijoj ta vizitoj vendin tuaj edhe dy javë të tjera”.
“Jam nga Maroku dhe vij nga Anglia. Është hera e parë këtu dhe më pëlqen shumë ky vend.”
Saranda nuk është më një destinacion pushimesh – por një eksperiencë që të fton ta jetosh gjatë dhe shpesh.