11:40 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK: Vendimet e gjyqtares të pavlefshme, e dënuar në Janinë

09:22 | 05/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha paraqitet në SPAK: Vendimet e gjyqtares të pavlefshme, e dënuar në Janinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK në orën 09:00 i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj ku është pritur nga mbështetës të tij.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme Berisha lexoi edhe mesazhin që la në SPAK, duke theksuar se “kurrë nuk e shndërrojmë kushtetutën në DumanKushtetutë”.

Berisha sulmoi edhe gjyqtaren Irena Gjoka.

“Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh Berisha.

Berisha tha më tej se “departamenti i Shtetit të administratës Biden, nuk donte që të publikohej dokumenti që i merr fytyrën reformës në drejtësi”.

“Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi. Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi”, tha Berisha.

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Berisha është zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë, në lidhje me hetimet e për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Pjesë e dosjes është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Kreu i Partisë Demokratike është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Etiketa: berishaSPAK
Pas

“Noizy e kishte fiksim rrugën në Dibër, i thashë do vish plumb pushke”, Rama: Çfarë këngësh ka kënduar ‘bufi’ që mori 6 mln për t’i nisur në SHBA?

Para

Votimi nga Greqia, PD i kërkon KQZ-së të ndërhyjë: Po krijohen hapësira për parregullsi e manipulim

Para
Votimi nga Greqia, PD i kërkon KQZ-së të ndërhyjë: Po krijohen hapësira për parregullsi e manipulim

Votimi nga Greqia, PD i kërkon KQZ-së të ndërhyjë: Po krijohen hapësira për parregullsi e manipulim

 



Të Fundit

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.