Është shtyre në GJKKO seanca paraprake për dosjen Partizani, ku është nën hetim Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës u caktua për në datën 19 maj, ndërsa avokati, Genc Gjokutaj në një komunikim për gazetarët tha se “është gjobitur me 10 mijë lekë Sal Berisha”.
Avokati tha se gjithashtu se kërkuan revokimin e vendimit të gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzoi të gjitha kërkesat e mbrojtjes për pavlefshmëri të akteve, por kjo kërkesë u rrëzua.
“Sot ishte seanca ku ne vijmë nga një rrëzim kërkese për përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi, një vendim i cuditshëm, ku kërkesa është bërë nga ne avokatët dhe është gjobitur zoti Berisha pa pasuri firmën e tij. Është gjobitur me 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë që nuk është ai firmëtari i kërkesës. Kjo është një lajthitje e gjykatës.
Ne sot vazhduam, i dhamë mundësinë kësaj gjykatë që të revokonte vendimin për pavlefshmëri që ne kemi ngritur, për ta sjellë këtë proces në shina, por gjyqtarja e rrëzoi këtë kërkesë. Ne njoftuam gjykatën që do bëjmë kërkesë për pavlefshmërinë e gjithë vendimmarrjes së Irena Gjokës, sepse ne kemi vendimin e gjykatës greke për dënimin e saj. Edhe këtë kërkesë, pavarësisht se ne kërkuam kohë për ta formalizuar këtë kërkesë, ajo e rrezon. Mbi këtë bazë kemi kërkuar një përjashtim tjetër. Për të marrë vendimin e përjashtimit të gjyqtares Irena 2, ne na u dha koha dhe seanca u caktua në datën 19 maj në orën 11:30”, tha avokati.