Tirana vazhdon të jetë një makth për shoferët dhe qytetarët në përgjithësi, me trafik të rënduar dhe autoritete indiferente ndaj këtij kaosi në qarkullimin rrugor.
Trafiku kilometrik krijohet herë pas herë dhe zgjat me orë, jo vetëm në rrugët e brendshme të kryqytetit, por edhe në ato hyrëse të saj.
Ndonëse numri i makinave në qarkullim është rritur ndjeshëm dhe Unaza e Madhe e hapur si një arterie e re për zhbllokimin e trafikut nuk jep efektin e pritur, arsyeja kryesore e këtij ngërçi të përditshëm për shoferët e Tiranës dhe jo vetëm, është apatia e autoriteteve përkatëse ndaj problemit.
Efektivë të qarkullimit rrugor në rastin më të mirë janë të paktë, por në të vërtetë shpesh nuk duken fare.